Haxhiu: Qytetarët e Kosovës e kanë ndarë mendjen që PDK dhe Bedri Hamza duhet ta udhëheqin Kosovën
06 shkurt 2025
| 20:12
Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu me numër 109-të, mbajti një takim me banorët e lagjës ‘Dardania’ në kryeqytet.
Haxhiu thotë një pjesë të madhe të jetës e ka kaluar në këtë lagje, teksa u mirëprit në shpalosjen e programit.
Postimi i Bekim Haxhiut:
“Takim mbresëlënës dhe njëherit shumë emocionues për mua në lagjen Dardania në Prishtinë, sepse një pjesë të madhe të jetës time e kam kaluar në këtë lagje. Patëm kënaqësinë që para shumë qytetarëve të kësaj lagjeje ta shpalosim programin fitues të PDK-së dhe Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza. Po shihet qartë që qytetarët e Kosovës e kanë ndarë mendjen që PDK dhe Bedri Hamza duhet ta udhëheqin Kosovën, sepse Kosova meriton.