Haxhiu: Qytetarët e Prishtinës janë shumë të interesuar për të dëgjuar programin fitues të PDK-së
05 shkurt 2025
| 18:00
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu që mban numrin 109, ka marrë një mbështetje të fuqishme edhe në Prishtinë.
Ai ka falënderuar simpatizantët e PDK-së për mbështetjen e madhe në çdo lagje dhe fshat të Kosovës. ”Në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, takuam qytetarët e Lagjes së Spitalit dhe Matit, të cilët ishin shumë të interesuar për të dëgjuar programin fitues të PDK-së dhe Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza. Faleminderit për mbështetjen e madhe që po na jepni çdo ditë në çdo lagje dhe fshat të Kosovës”.