Haxhiu: Qytetarët kanë folur me 6 tetor, vullneti i tyre do të jetësohet

08 tetor 2019 | 14:21

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar ankesat e LDK-së, PDK-së, dhe Nismës për rinumërim në PZAP.

Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se shumë qytetar janë shqetësuar me këto ankesa.

Ajo i ka ftuar ata që të jenë të qet, duke thënë se qytetarët kanë folur me 6 tetor dhe  vullneti i tyre do të jetësohet.

“Që nga mëngjesi, kam pasur shumë mesazhe dhe telefonata nga qytetarë, miq e familjarë. Janë të shqetësuar lidhur me ndonjë tendencë për manipulim votash pas kërkesës për rinumrim.  Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjektet që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët, tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumrimi. Qytetarët kanë folur me 6 tetor. Vullneti i tyre do të jetësohet”, ka shkruar Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka bërë thirrje për formimin e shpejtë…