Haxhiu reagon ndaj deputetes Time Kadriaj

02 maj 2020 | 16:54

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, e ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave të dyshuar me Covid-19 duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre.

Sipas Haxhiut, ajo çfarë bëri Kadriaj është çnjerëzore, e pajustifikueshme, shumë ultë dhe në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane.

“Politika ekziston pikërisht ngaqë komuniteti angazhohet për të mirën e përbashkët, të individëve të bashkësisë. Politika nuk mund të jetë, nuk guxon të jetë antihumane. Ajo s’është politikë më pastaj, është krim”. “Kjo çfarë bëri sot znj. Kadriaj është kulmi. Për të goditur politikisht ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre. Pra, zonja Kadriaj që vetë thotë se është mjeke sot na dëshmoi të kundërtën. Kjo është çnjerëzore, e pajustifikueshme, shumë ultë dhe në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane”, ka shkuar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania do të japë kontribut të rëndësishme për të siguruar…