Haxhiu reagon pas dorëheqjes së Pranvera Zejnullahut
Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas dorëheqjes së ish-ushtrueses së drejtoreshës së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahut.
Haxhiu ka thënë se Zejnullahu është “viktima” e radhës e klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi.
“Dr. Pranvera do të duhej të dorëhiqej pas skandaleve të njëpasnjëshme në sektorin e shëndetësisë, por ajo duket te jetë “viktima” e radhës së grupeve te interesit të instaluara në shëndetësinë tonë”.
“Dr. Pranvera dha dorëheqje, por Bordi i ShSKUK-së qe keqmenaxhon me miliona euro vazhdon ta ketë mbështetjen e Qeverisë”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.
Më tutje, ai ka thënë se shëndetësia po shkon çdo ditë drejt degradimit, pasi sipas tij, s’ka përmirësim të shërbimeve, s’ka mbështetje për profesionistët shëndetësorë e siç tha, “lëre që mungojnë rezultatet, por as të emëruarit politikë nuk po gjejnë qetësi”.
“Siç po shihet degradimi dhe shkatërrimi i këtij sektori dhe jo vetëm nuk është i rastësishëm”, ka shkruar Haxhiu.
Jep dorëheqje drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi