Haxhiu reagon pasi PDK-ja dërgoi ligjet në Kushtetuese: Po frikësohen nga byroja

13 dhjetor 2024 | 15:10

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi PDK-ja ka dorëzuar dhjetëra ligje në Gjykatën Kushtetuese.

Haxhiu ka thënë se kjo parti është e frikësuar nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë.

“PDK-ja sërish e paskan dërguar Ligjin për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në Gjykatën Kushtetuese. Kjo lëvizje tregon më së miri frikën e tyre të thellë ndaj këtij ligji, i cili rrezikon të prekë rrënjët e korrupsionit që ata vetë kanë kultivuar ndër vite”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se është e qartë se angazhimi i tyre politik nuk ka më të bëjë me aspirata apo vizione për të ardhmen, por thjesht me një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur pasurinë kolosale të fituar padrejtësisht në të kaluarën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tërheqjes së shortit për kualifikimet për Kupën e Botës…