Haxhiu reagon për ndalimin e qytetarëve në kufi për shkak të gjobave
Deputetja Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj ndalimit të qytetarëve që po u bëhet në kufi për shkak të gjobave që kanë në komunikacion.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ajo ka thënë se gjobat të cilat shqiptohen në komunikacion duhet të paguhen. por sipas saj, kjo formë përveç që është maltretim për qytetarët është edhe e paligjshme dhe jokushtetuese dhe duhet të ndalohet sa më parë.
“Kjo formë, pa vendim/urdhër gjykate, pa njoftim paraprak, pa ftesë pra pa zbatim ligji, është kidnapim.
Qeveria e pakicës por megalomane me poste ministrore e zëvendës të tyre, pa problem i falë 53 milionë Bechtel Enkas, paguan borxhet e serbëve me taksat tona, i ngritë pagat për vete, rehaton militantët nëpër institucione/ndërmarrje, shpik poste për t’i kënaqur apetitet e individëve e grupacioneve, rrezikon gjigantët ekonomik, ndaj qytetarëve po qëndron me kamxhik!”, ka deklaruar ajo.
Haxhiu ka thënë se këto vendime duhet të ndalohen sa më parë, duke i quajtur si absurde dhe të paligjshme dhe që po ua vështirësojnë edhe më shumë jetën qytetarëve.