Haxhiu: Reflektimi i deputetëve pro Trustit, i domosdoshëm në këtë kohë krize
07 dhjetor 2022
| 15:37
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas kalimit të Trustit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.
Me këtë rast, ai ka thënë se është e domosdoshme që deputetët ta votojnë Trustin edhe në seancë plenare.
“Në mbledhjen e sotme te Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere kaloi nisma legjislative për Trustin. Së shpejti kjo nismë do të votohet edhe në Kuvend ku qytetarët presin votën pro. Reflektimi i deputetëve për këtë çështje është i domosdoshëm në këtë kohë krize dhe inflacioni”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.