Haxhiu: Reformat në drejtësi do të bëhen sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias
Reformat në drejtësi do të bëhen duke marrë parasysh edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu gjatë ministerialit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, folur edhe për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionin, krimet e luftës dhe dhunën në familje.
“Theksova qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që reformat në drejtësi do të bëhen duke marrë parasysh edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Gjithashtu, diskutuam edhe për agresionin rus mbi Ukrainën”.
“Përmenda që Republika e Kosovës i është bashkuar linjës së Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë po ashtu heqjen e vizave për shtetasit e Ukrainës, ndihmën humanitare dhe strehimin e 11 gazetarëve, për të cilët është ofruar akomodim dhe kushte për punën e tyre të vlefshme”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.