Haxhiu: Riemërimi i Arben Vitisë është lajm i keq për shëndetësinë tonë

26 dhjetor 2022 | 17:03

“Me riemërimin e Arben Vitisë, LV- vazhdoi degradimin e shëndetësisë duke e vendosur pozitën e ministrit të Shëndetësisë në pazar dhe interes të sektorit privat”, kështu ka thënë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ai ka një pyetje për kryeministrin Albin Kurti pas riemërimit të Vitisë në postin e ministrit të Shëndetësisë.

“Pyetja që i duhet bërë sot Albin Kurtit është se, a ka dhënë ende dorëheqje nga Komision Ekzekutiv për Shëndetësi, a është më mirë pa ministër apo me një ministër të dështuar me konflikt të supozuar të interesit? Albin Kurti duhet të jap përgjegjësi dhe të tregoj se përse që tre muaj nuk është emëruar ministri i Shëndetësisë, apo ka pritur derisa Arben Vitia të përfundoj barazimet me sektorin privat?!”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Ai ka theksuar se “Duke ditur se Arben Vitia nga pozita e ministrit të shëndetësisë, shkoj menaxher në laboratorin Olive e tani sërish është rikthyer në ministër, dyshohet për konflikt të interesit. Pas Raportit të Auditorit për vitin 2021 ku ishin gjetur afro 12 milion euro keqpërdorime në shëndetësi në kohen sa ky dikaster udhëhiqej nga Arben Vitia, riemërimi i Arben Vitisë është lajm i keq për shëndetësinë tonë”, ka thënë deputeti Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 51 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i…