
Haxhiu: Seanca u vendos pa korum
16 shkurt 2018
| 19:49
Deputetja e LV-së, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku u vendos që seanca për Demarkacionin me Malin e zi të mbahet më 18 shkurt, ka thënë se Kryesia vendosi pa korum.
“LV-ja edhe sot në mbledhjen e Kryesisë kundërshtoi këtë qasje, kundërshtova tendencën për të ratifikuar një marrëveshje që i falë 8200 hektaër tokë Malit të Zi. Marrëveshja mes Thaçit dhe Vujanoviqit është një mashtrim për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.