Haxhiu shqiptar vdes në Medine (foto)

05 korrik 2023 | 16:09

Një haxhi shqiptar ka vdekur në Medine.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu.

Spahiu ka thënë se vdekja është gjithmonë e hidhur, por është ligj.

“I lutem Zotit që t’i ketë pranuar haxhin Sulejmanit dhe ta bëjë atë prej banorëve të Xhennetit Firdeus. Vdekja është e hidhur gjithmonë, por është ligj!”, tha ai.

Ai ka thënë se kur njeriu ndërron jetë fill pas kryerjes së haxhit dhe varroset në një qytet me Profetin (a.s.) është një shenjë shpresëdhënëse dhe lehtëson disi hidhërimin e familjarëve.

“Qoftë i Xhennetit haxhiu i nderuar Sulejman Koloriu!”, ka shkruar në Spahiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja e ka mësuar emrin e kundërshtarit në Ligën…