Haxhiu sot u shpërndan certifikata noterëve
22 mars 2024
| 08:28
Të gjithë ata që e kanë kaluar provimin e noterisë, sot mund t’i marrin certifikatat.
Ato do të shpërndahen në amfiteatrin e objektit të ish-“Rilindjes” duke filluar nga ora 10:00.
Shpërndarjen do ta bëjë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.