Haxhiu: Subjektet e tjera janë të tronditura nga kuadrot e reja të LV-së
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se partitë tjera politike janë të tronditura nga kuadrot e reja që janë duke ardhur në këtë lëvizje.
“Subjektet tjera janë të tronditur nga kuadrot e reja në Lëvizje që po e përfaqësojnë në mënyrë të jashtëzakonshme Lëvizjen në debate televizive, andaj përfaqësuesit e këtyre subjekteve nuk po mund të kontrollojnë veten duke përdorur gjuhë agresive, pikërisht ata që 10 vite minimum kanë thënë premtimet e njëjta dhe ndonëse kanë qeverisur aq gjatë, kanë sjellë degradim, krim, papunësi, pabarazi e padrejtësi”.
Ata sërish flasin njësoj por tani as vetes nuk i besojnë më. Kthesa e madhe do të ndodhë më 6 tetor, fare se kemi problem t’i shohim e dëgjojmë talljet e mashtrimet e tyre deri atëherë. Qytetarët e kanë kuptuar që Lëvizja me kandidatin e saj, e sjellë ndryshimin e përparimin”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë vet në “Facebook”.
/Epoka e re/