Haxhiu takohet me ambasadoren e Holandës, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore

21 qershor 2024 | 13:26

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobezzo.

Haxhiu gjatë takimit shprehu mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Lobezzoz.

“Angazhimi i ambasadores në forcimin e marrëdhënieve në mes të Mbretërisë së Holandës dhe Kosovës ka qenë dhe do të mbetet me një peshë tejet të rëndësishme. Bashkëpunimi me Ministrinë Drejtësisë, veçanërisht në fuqizimin e drejtësisë tranzicionale do të mbetet një nga rezultatet më të mira të arritura në këtë partneritet”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa ambasadorja holandeze, ka shprehur interesimin për rezultatet e arritura të Ministrisë së Drejtësisë për të cilat ka uruar që të vazhdohet suksesshëm edhe në të ardhmen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Temperaturat e larta që po shënohen këtyre ditëve ndikojnë negativisht…