Haxhiu takohet me kryetaren e Gjykatës Speciale
22 shtator 2022
| 11:25
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur të enjten në takim, kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Përgjatë këtij takimi është bërë me dije të jetë diskutuar për punën e kësaj gjykate, përgjegjësit e saj, të drejtat e palëve në procedurë, rolin e Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Ndryshe Kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, ka anuluar vizitën e paralajmëruar në Gjilan për të mërkurën, pas protestave të paralajmëruara nga Partia Socialdemokrate.