Haxhiu takohet me shefin e BE-së në Kosovë, bisedojnë për krimet e luftës e reformat në drejtësi
07 shkurt 2023
| 16:29
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar me shefin e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog.
Haxhiu ka thënë se me Szunyogun kanë diskutuar për reformat në drejtësi, me theks për vetingun, byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe krimet e luftës.
“Në takimin me ambasadorin e BE, Tomas Szunyog, diskutuam për reformat në drejtësi. Me theks të veçantë diskutuam për vetingun, byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, adresimi i dhunës në familje, dhe krimet e luftës”, është shprehur Haxhiu.