Haxhiu takon drejtorin e Akademisë të së Drejtës Evropiane, flasin për anëtarësimin e Kosovës në ERA
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtorin e Akademisë të së Drejtës Evropiane (ERA), Jean Philippe Regarde, dhe drejtorin e Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, Enver Fejzullahu.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë, ERA-s dhe Akademisë së Drejtësisë së Kosovës.
Një nga temat kryesore të diskutimit ishte mundësia e anëtarësimit të Kosovës në ERA, një hap i rëndësishëm për fuqizimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
Tutje në takim, është diskutuar për mundësinë e përfitimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Kosovës nga programet trajnuese të ERA, por gjithashtu, edhe trajnimin e tyre për të drejtën dhe standardet evropiane.
Ministrja Haxhiu gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi për përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe ngritjen e standardeve të drejtësisë në Kosovë.