Haxhiu tallet me opozitën: Dikur kërkonin zgjedhje, tash e dini çfarë ndodhi (video)
31 maj 2024
| 15:48
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar një video tallëse në rrjete sociale.
Ajo ka ironizuar me partitë në opozitë në lidhje me shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.
“Për më shumë se 3 vjet opozita thoshte zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje. Pastaj, ditë më parë doli Kryeministri dhe u tha jemi të gatshëm për zgjedhje. Pastaj po e dini të gjithë çka ndodhi…”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”, krahas videos së publikuar.