Haxhiu: Thaçi ka humbur toruan, do të përgjigjet për akuzat e rënda
27 maj 2020
| 22:57
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi i cili në Debat Plus në RTV Dukagjin tha se familjarët e Albulena Haxhiut janë të involvuar në kontrollin e laboratorëve të drogës.
“Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda. Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge! Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt. Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.Q / Epoka e re)