Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme

21 gusht 2021 | 23:01
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar për situatën në të cilën është futur vendi në përballjen me pandeminë e COVID-19. Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka dështuar në menaxhim. Me këtë ka thënë se Kuvendi “duhet të marrë përgjegjësinë që i takon me Kushtetutë, për t’i shpëtuar nga katastrofa shëndetësore qytetarët e Kosovës”.

Postimi i plotë i Haxhiut në “Facebook”:

6765 raste pozitive, 20 vdekje nga COVID-19 në tri ditët e fundit në Kosovë.

Nga data 29.03.2021 kur ka filluar vaksinimi për 5 muaj vetëm 12% të qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar me dy dozat e vakisinës anti-COVID-19.

Pa përgjegjësi totale e Qeverisë së Kosovës, përderisa Albin Kurti merret  me Bulliqin e Isufin për tema aspak aktuale, Arben Vitia kandidon për Prishtinën, mjekët janë pa mbeshtetje, spitalet janë  pa barna, pacientët pa mbeshtetje!

Fatkeqësisht, përderisa Kosova po shkon drejt katastrofës shëndetësore, jemi pranë rrëzikut që sistemi shëndetësor të kolapsoj totalisht.

Duke parë paaftësinë dhe papërgjegjësinë e Qeverisë dhe të Presidentës, kërkoj nga Glauk Konjufca  kryetar i Kuvendit të Kosovës që të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar për situatën me pandeminë në të cilën është futur vendi.

Sistemi shëndetësor mund të kolapsoj dhe vendin mund ta shpëtojmë nga katastrofa shëndetësore vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë për të mposhtur pandeminë.

Qeveria ka dështuar në vaksinim dhe menaxhim të pandemisë, andaj Kuvendi duhet të marrë përgjegjësinë që i takon me Kushtetutë, për t’i shpëtuar nga katastrofa shëndetësore qytetarët e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra persona u arrestuan pas përplasjeve të dhunshme midis protestuesve…