Haxhiu thotë se do të dënohen bizneset që shkelin të drejtat e punëtorëve

16 mars 2020 | 19:43

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar dënime për bizneset dhe kompanitë, të cilat nuk po respektojnë pika të caktuara të vendimit për masa të sigurisë së qytetarëve pas shfaqjes së koronavirusit, duke i detyruar të marrin pushim në kuadër të pushimit të rregullt vjetor.

Haxhiu, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Qeveria ka ndërmarrë veprime e masa për sigurinë e qytetarëve për shkak të rrezikut nga pandemia COVID – 19. Këto vendime janë të detyrueshme për të gjithë.

“Qeveria ka ndërmarrë veprime e masa për sigurinë e qytetarëve për shkak të rrezikut nga pandemia COVID – 19. Këto vendime janë të detyrueshme për të gjithë”, ka thënë Haxhiu, përcjell Telegrafi.

“Megjithatë lidhur me pikat që lidhen me marrëdhënien e punës, ende ka biznese, kompani që nuk po respektojnë pika të caktuara të vendimit e sidomos sipas informacioneve që i kam, po i detyrojnë të marrin pushim në kuadër të pushimit të rregullt vjetor”.

Haxhiu thotë se “kjo është shkelje e vendimeve të Qeverisë. Kjo është e dënueshme dhe penalizohet sepse rrethanat e tilla nuk duhet të keqpërdoren nga askush”.

“Në paralajmërim për gjithë ata:

“Kërkohet nga të gjitha palët të cilat konsiderojnë që po u shkelen të drejtat nga Marrëdhënia e Punës por edhe Siguria dhe Shëndeti në Punë dhe që afektohen nga vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’i drejtohen Inspektoratit të Punës, përmes numrit pa pagesë 0800 77 5 77 apo në e-mail zyrtar: [email protected].”

“Unë do të raportoj secilën shkelje që vjen në adresën time!”, ka thënë Haxhiu.

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3452804234790343

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson, u ka kërkuar qytetarëve që të…