Haxhiu thotë se është ngritur për 46 për qind numri i përfituesve për ndihmë juridike falas
08 maj 2024
| 16:34
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është ngritur për 46 për qind numri i përfituesve për ndihmë juridike falas në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 46 për qind më shumë është ngritur numri i përfituesve për ndihmë juridike falas. Qasja në drejtësi është një e drejtë themelore për shoqërinë tonë prandaj edhe jemi angazhuar për ta mbështetur Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, për të siguruar kushte më të mira dhe shërbime cilësore për qytetarët. Sot, vizitova Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas me ç’rast diskutuam për shumë çështje që ndërlidhen me ofrimin e shërbimeve, efikasitetin dhe cilësinë e përfaqësimit”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.