Haxhiu tregon çfarë ka dashur të thotë Kurti me këtë fjali: “Shkon Lumezi, vjen Elezi”
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka folur për konkursin e zgjedhjes së kryeprokurorit dhe është pyetur edhe për fjalinë e përdorur nga Albin Kurti ”le të shkojë Lumezi, le të vijë Elezi”.
Haxhiu thotë se s’duhet harruar ato që janë deklaruar në të kaluarën derisa ka shpjeguar arsyen pse Kurti e ka thënë atë fjali.
Më tutje, ministrja ka konfirmuar bisedën me ish-prokurorin Elez Blakaj, dhe ka treguar përgjigjen që ka marrë kur e ka ftuar të kthehet në Kosovë.
“Nuk duhet t’i harrojmë ato që i kemi thënë në të kaluarën. Arsyeja pse ka thënë shkon Lumezi, vjen Elezi, ka dashur të thotë që gjatë qeverisjes sonë s’do të ketë prokuror që kërcënohet. Unë kam pasur komunikim me Blakajn, e kam ftuar që të vijë në Kosovë. Nuk e di në çfarë shkalle e kanë kërcënuar atë dhe familjen. Më ka thënë shohim në të ardhmen”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.