Haxhiu tregon pse e ka përkrahur Bekim Jasharin për kryetar të Skenderajt
Bekim Haxhiu – Kamishi ka qenë i ftuar në DPT të Fidani.
Deputeti i PDK-së ka treguar pse e ka përkrahur Bekim Jasharin për kryetar të komunës së Skenderajt.
Ai ka thënë se nuk ka pasur ambicie për të formuar parti politike me Bekim Jasharin, por mbështetjen për Bekim Jasharin e konsideron morale dhe se për të “mbështetja për të është mbi partinë”.
“Unë edhe në fillim të fushatës zgjedhore e kam thënë publikisht se jam UÇK dhe me familjen Jashari. Jam krenar për këtë gjë dhe për mbështetjen për familjen Jashari. Tërë çfarë kam bërë është brenda statusit të Partisë Demokratike, sepse neni 1 i themelimit të PDK-së thotë se ajo është themeluar mbi vlerat e UÇK-së”, ka thënë Jashari.
Sipas tij, nuk ka asnjë vlerë më të madhe se familja Jashari, Ademin, Hamzës dhe bacës Jashar.
Ai e ka krahasuar këtë si me një luftë të Big Brother dhe se sipas tij ai nuk ka luftuar nën binë për të rrezuar dhe se “ai ka qenë transparent në atë që ka përkrahur për kryetar të Komunës”.