Haxhiu tregon se një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë do ta vizitojë Gjykatën Speciale

09 shtator 2021 | 23:56

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se të enjten është takuar me kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Ajo ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar për funksionimin e Gjykatës Special dhe për një vizitë të një delegacioni të Ministrisë së Drejtësisë në Hagë, ku po mbahen në paraburgim ish krerët e UÇK-së.

Ministrja Haxhiu ka thënë se kjo vizitë pritet të ndodh në fund të këtij muaji.

“Asnjëherë, asnjë ministër i Drejtësisë nuk ka pasur as interesin më të vogël në raport me personat që janë në paraburgim, ne kemi menduar se është obligim i yni institucional që ta bëjmë një vizitë të tillë në raport me kërkesat që kanë, në raport me të drejtat e tyre, prandaj një vizitë e tillë do të bëhet në fund të këtij muaji, pra në fund të muajit shtator”, u shpreh Haxhiu.

Ajo gjithashtu tregoi se kush do të marrë pjesë në këtë vizitë.

“Për shkak të rrethanave që mua ma pamundësojnë të jem atje, për shkak të vajzës, në këtë takim do të shkojë zëvendësministri z. Blerim Sallahu dhe shefi i kabinetit”, ka deklaruar Haxhiu në Atv.

Tutje, Haxhiu tregoi se në takim me kryetaren Trendafilova është diskutuar edhe për kohën sa mund të zgjasë Gjykata Speciale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës se…