Haxhiu: Tronditëse, njëri nga personat që ka qenë në dhomë me Astrit Deharin është zhdukur
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas raportimeve se njëri prej personave që ka qenë në një dhomë në burg me ish-aktivistin e kësaj partie, Astrit Dehari, është zhdukur.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se ky lajm është tronditje e radhës për të gjithë ata që kërkojnë drejtësi për Astritin.
Postimi i plotë i saj:
Mbrëmë nga portali kallxo.com u informuam se njëri nga personat që ka qenë në dhomë me aktivistin tonë Astrit Dehari është zhdukur. Padyshim se ky lajm ishte tronditje e radhës për të gjithë ne që kërkojmë drejtësi për Astritin!
Sikurse mbrëmë as sot nuk kemi asnjë informacion se a janë të sakta këto lajme, nëse po, çfarë po bëjnë institucionet në këtë drejtim.
Familja, aktivistët dhe qytetarët duhet të njoftohen sa më parë.
Drejtësi për Astrit Deharin!