Haxhiu ua dërgon deputetëve Projektligjin për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti

27 prill 2022 | 10:34

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë me dije se Projektligji që mundëson tërheqjen e deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu iu bëri thirrje deputetëve nga të gjitha partitë politike që ta mbështesin këtë Projektligj, për të cilin tha se është kërkesë e qytetarëve.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Besoj se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe me integritet do të mbështesin këtë Projektligj që është kërkesë e qytetarëve.

Tani plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116, është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ftoj të gjithë kolegët deputetë nga të gjitha subjektet politike parlamentare që ta mbështesin këtë kërkesë të qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trsuti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë…