Haxhiu: UÇK-ja dhe Kosova janë në rrezik!
Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha pala serbe është pajtuar që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në.
Bislimi dje ka deklaruar se kjo gjë është në favor të Kosovës.
Haxhiu ka theksuar se UÇK-ja dhe Kosova janë në rrezik.
“Jasharajt janë gjeneza dhe emblema e UÇK-së! UÇK ka histori të pastër e të lavdishme, ndërsa kriminelët në Serbi kanë arkiva, Bislo! Bislim “kumara” numrin e cilës armë me dorëzu përpara? Më në fund i ke kriju arsye Serbisë që kurrë mos me i hap arkivat e ushtrisë dhe policisë kriminale të Millosheviqit e të Vuçiqit”.
“Familjarët e të zhdukurve duhet me protestu sepse edhe shpresën e fundit për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, Besnik Bislimi ua ka shkatrru”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.