Haxhiu: ‘Vendimi’ i Lushtakut për shkarkimin tim erdh nga mllefi
24 janar 2018
| 19:01
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit të Degës së kësaj partie në Skenderaj për shkarkimin e tij nga pozita e nënkryetarit të PDK-së në këtë komunë.
Ai ka thënë se vendimi i kryetarit të Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku për shkarkimin e tij nga pozita e n1kryetarit është bërë nga mllefi.
“’Vendimi’ i z. Lushtaku ishte nga mllefi, inati dhe nxitja e disa njerëzve përkrahë tij, të cilët në mungesë të autoritetit personal fshihen prapa figurës se tij”, ka shkruar në mes tjerash Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/bekimhaxhiuofficial/posts/816281228496741