
Haxhiu: Veprimi i Haradinajt për të thirrur mbledhje të Qeverisë do të ketë pasoja
25 korrik 2019
| 13:30
Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje!, ka reaguar pas lajmit se Ramush Haradinaj, edhe pse ka dhënë dorëheqje, për të premten ka thirrur mbledhje të Qeverisë.
Haxhiu në postim në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se “Kjo është skandaloze. Secili vendim që mendohet të merret ka pasoja edhe penale. Kjo Qeveri ka rënë me dorëheqjen e Haradinajt. Ky është abuzim dhe shkelje kushtetuese”.
/Epoka e Re/