Haxhiu: Vetëm qeverisë së LV-së nuk mund t’ia kërkojnë asociacionin
Anëtarja e Kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se vetëm qeverisë së kësaj lëvizje nuk mund t’ia kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas saj, kryeministri Avdullah Hoti është tejet i përshtatshëm për t’i bërë trysni për asociacionin pasi është asistent i Isa Mustafës, nënshkruesit të “Zajednices” më 25 gusht 2015.
“Vetëm qeverisë së LV-së nuk mund t’ia kërkojnë Asociacionin, meqenëse ne e kemi kundërshtuar edhe në vitin 2013 por edhe në vitin 2015. Hoti është tejet i përshtatshëm për t’i bërë trysni pasi që është asistent i Isa Mustafës, nënshkruesit të ‘Zajednices’ më 25 gusht 2015, në dokumentin ku kërkohej vetëm parafimi”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/