Haxhiu: Vetëvendosje po i ndihmon Thaçit të vazhdojë dialogun
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu në “Rubikon” të “KTV”-së duke ju drejtuar veprimeve të opozitës ka thënë se po i ndihmojnë presidentit Hashim Thaçi që të vazhdojë dialogun në formën siç është aktualisht.
Deklaratën e deputetes së LV-së, Arbërie Nagavci, se dialogu nuk duhet të vazhdojë siç është tani dhe se duhet të ndërpritet, Haxhiu iu është përgjigjur se “është deklaratë e vonuar”.
“Deklaratat kohë më parë kanë qenë që kjo formë e dialogut të mos vazhdojë. Po i ndihmoni presidentit Thaçi që të vazhdojë. Mbi të gjitha, ju Vetëvendosja jeni të interesuar që të vazhdojë ashtu siç po vazhdon tash”, ka thënë Haxhiu duke iu drejtuar deputetes së LV-së, Arbërie Nagavci,
Në anën tjetër, Nagavci ritheksoi qëndrimin e partisë së saj se dialogu duhet të ndërpritet.