Haxhiu: Vitia nuk është kredibil për të diskutuar më për pandeminë dhe problemet në shëndetësi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas thirrjes së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për të raportuar në Komisionin parlamentar për shëndetësi.
Haxhiu ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen që është thirrur nga ministri Vitia për raportim në këtë komision.
Ai ka thënë se Arben Vitia si ministër është jokredibil për të folur për shëndetësi.
“Z. Vitia duke qenë ministër i Shëndetësisë së Kosovës 6 muaj nuk ka raportuar në Komisionin parlamentar për shëndetësi duke injoruar kështu jo vetëm Komisionin Parlamentar por edhe përballjen me situatën pandemike” ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
Me tutje, Haxhiu e ka kritikuar Vitinë edhe rreth mosmenaxhimit të suksesshëm të pandemisë së Covid-19.