Haxhiu, Vitisë: Përgjigju për 12 milionë eurot e bordit të ShSKUK-së

09 mars 2023 | 11:55

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka kërkuar disa sqarime nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se Vitia duhet të përgjigjet për 12 milionë eurot që dyshohet se janë keqpërdorur nga bordi i ShSKUK-së.

“Ky është i gatshëm për tu përgjigjur për gjithçka, por jo vetëm për periudhën që udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë. Ky është i gatshëm me u përgjigj për një organogram të bordit të PAN-it, por nuk është i gatshëm me u përgjigj për 12 milionë euro keqpërdorimi nga bordi i ShSKUK-së 2021, që e ka evidentuar Zyra e Auditimit Kombëtar”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Safet Gerxhaliu Në kohë kur kriza ekonomike është duke i…