Haxhiu, Vitisë: Qysh përmend shifra të rrejshme për vaksinim edhe thua s’po rrejë

24 qershor 2021 | 13:23

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka debatuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për çështjen e fillimit të procesit të vaksinimit masiv të popullatës me vaksinën kundër Covidit.

Ai ka thënë se ministri Vitia është duke gënjyer sa i përket shifrave të vaksinave.

“Nuk e di qysh del me i përmend shifrat e rrejshme edhe me thënë s’po rrej. Ju i keni premtuar 400 mijë vaksina, ato s’janë. Jam munduar me ju ndihmuar në këtë proces edhe ende po mundohem, por kuptojeni një gjë që qytetarët po vijnë me u vaksinuar edhe po kthehen sepse nuk ka vaksina. Unë nuk kam inat me ty, por t’i ke deklaruar se vaksinimi masiv do të fillojë nga 15 qershori. Ky vaksinim nuk është duke ndodhur”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa ministri Vitia ka deklaruar se vaksinimi është duke vazhduar sipas planit dhe pritet që të vijnë edhe vaksina të tjera që nga java e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik…