
Haxhiu viziton burgun e Lipjanit
04 janar 2024
| 16:38
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka vizituar Qendrën Korrektuese në Lipjan
Me këtë rast, Haxhiu ka publikuar në “Facebook” disa fotografi nga kjo qendër, mirëpo nuk ka dhënë detaje më shumë për arsyen e vizitës.
Haxhiu po ashtu e ka bërë një postim në “Facebook” nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, prej ku ka shpërndarë disa fotografi.
Nuk është bërë me dije arsyeja e këtyre vizitave të ministres Haxhiu në këto dy qendra.