Haxhiu viziton deponë ku mbahen veturat e konfiskuara dhe të sekuestruara
27 korrik 2023
| 16:26
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot deponë ku mbahen veturat e konfiskuara dhe të sekuestruara.
“Deri tani, Ministria e Drejtësisë përmes Agjencisë, shumë vetura të konfiskuara i ka dhënë në shfrytëzim për institucionet”.
“Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Byronë dhe funksionalizimin e Byrosë, do të shtohet pasuria e konfiskuar (në rastet kur ajo nuk mund të justifikohet nga zyrtarët). Të gjitha këto pasuri do të shfrytëzohen qoftë nga institucionet por edhe nga kategoritë në nevojë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.