Haxhiu: Vrasësit e Liridonës duhet ta marrin dënimin e merituar
Vrasësit e Liridona Ademajt duhet të marrin dënimin e merituar nga institucionet e drejtësisë. Kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën “Preferencat gjinore dhe aborti selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”.
Ne kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës mbi baza gjinore”, Haxhiu ka thënë i se gjatë këtyre ditëve kanë organizuar aktivitete të shumta, sepse siç tha ajo, janë të shqetësuar me dhunën, raporton “Kosovapress”.
Ajo ka përmendur vrasjen e Liridona Ademajt, ku në mesin e tre të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
“Një rast i cili duhet të marrë dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë. Rasti qe ndodhi para pak ditësh është dëshmi se kemi ende shumë punë për të bërë. Të gjitha institucionet duhet të jenë në krye të detyrës. Askush në Republikën e Kosovës nuk ka të drejtë të cenojë dinjitetin e askujt”, ka thënë Haxhiu.