Haxhiu: Zgjedhja e kryeprokurorit duhet të jetë transparente dhe meritore

11 shkurt 2022 | 11:28

Në konferencën vjetore të prokurorëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit duhet të jetë transparent dhe meritor.

“Zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit është përtej Këshillit Prokurorial sepse ka jehonë e ndikim si brenda ashtu edhe jaht vendit. Sigurohuni që ky proces te jetë transparent, i drejtë, profesional dhe meritor. Faleminderit për punën e mirë që keni bërë. Ministria e Drejtësisë është e gatshme të kontribuojë dhe avokojë për ju. Fati i qytetarëve është në duart tona”, ka thënë Haxhiu.

Në këtë konferencë ajo u është drejtuar prokurorëve duke u thënë se duhet të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë objektive dhe të pavarur.

“Duhet të keni parasysh parimet qe do te ju udhëheqin gjatë punës suaj. Ushtrojeni detyrën tuaj në mënyrë objektive dhe të pavarur. Nuk ka më mirë se qytetarët të ju njohin për punën e ndershme dhe profesionale, dhe për guximin. Ne duhet të dëshmojmë që askush nuk është i pa prekshëm dhe se të gjithë janë te barabartë para ligjit. Ju duhet të dëshmoni që nuk ju interesojnë emrat e përveshëm, por veprat që kanë bërë”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë thirrje që të mos ketë tolerime as për veprat që kanë të bëjnë me dhunën në familje.

“Të mos keni asnjë tolerancë për veprat që kanë të bëjnë me dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën në baza gjinore”, ka shtuar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në magjistralen Aeroport -…