Haxho largimi i radhës nga Prishtina
29 qershor 2022
| 18:54
Portieri Eglant Haxho dhe FC Prishtina e kanë ndërprerë edhe zyrtarisht bashkëpunimin.
“Gardiani” nga Shqipëria pjesë e Prishtinës është që nga korriku i vitit 2019 duke dhënë kontribut në titullin kampion të fituar në edicionin 2019/20 si dhe trofeun e Superkupës.
Haxho e ka ruajtur portën e Prishtinës në 46 ndeshje teksa në 17 sosh e ka mbajtur portën e paprekur.
Ai ka pritur edhe katër penallti. FC Prishtina e falënderon përzemërsisht Haxhon për kontributin e dhënë në skuadër gjatë këtyre viteve.