Haxholli thotë se MPJD-ja i dha vërejtje për reagimet e tij ndaj Serbisë në mbrojtje të interesit shtetëror të Kosovës
04 korrik 2024
| 15:40
Sekretari i parë në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka njoftuar se ka marrë një vërejtje me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Sipas një postimi të tij në “Facebook”, vërejtja drejt tij ka ardhur si pasojë e reagimeve dhe deklarimeve të tij.
Ai ka thënë se përveç vërejtjes edhe nëse do t’i rrezikohej vendi i tij i punës, ai nuk do të ndryshonte asnjë reagim apo deklaratë që ka bërë deri sot.
“Përderisa në Serbi bëhet garë se kush pronocohet më shumë dhe më ashpër kundër Republikës së Kosovës, pa asnjë argument dhe pa asnjë të drejtë, me mirëkuptim do t’i kërkoja hirearkisë së MPJD-së, porositësit dhe shqiptuesit, se ku, kur dhe në cilin aspekt, deklarimet e mia kanë shkuar ndesh me mandatin e Zyrës dhe me prioritetet e MPJD-së. Në mungesë të një arsyetimi eventual përmbajtësor, unë Vërejtjen ndaj meje me dokumente/dëshmi shoqëruese sikurse jane postimet e mia bashklidhur asaj, do t’i mbaj si si Referencë dhe Rekomandim, e kësisoj nuk do t’i ankimoj juridikisht”, ka shkruar Haxholli.
Postimi i plotë: