
Hazard e përsërit: Jam i lumtur te Chelsea
19 shkurt 2018
| 13:01
Mesfushori Eden Hazard e ka përsëritur edhe një herë së është i lumtur te skuadra e Chelseat në Premier Ligë dhe se nuk dëshiron të largohet.
Mesfushori belg në vazhdimësi është lidhur më një transferim në Real Madrid ose Paris Saint-Germain.
“Dëgjoj shpesh të flitet se do shkoj te Reali apo te PSG-ja. Ato janë dy klube shumë të mira, por unë luaj te Chelsea dhe jam shumë i lumtur. Tifozët më respektojnë dhe mbështesin, skuadra më vlerëson dhe familja ime ndihet mirë me jetesën në Londër, ndaj për momentin nuk kam ndërmend të lëviz”, ka thënë Hazard.