Hazardi e ka marrë vendimin për të ardhmen
05 shkurt 2019
| 17:09
Eden Hazard duhet të vendosë nëse do ta vazhdojë aventurën e tij me Chelsean, apo të largohet nga Londra dhe të provojë fatin te Real Madrid.
Gjithsesi, belgu duket se nuk ka më dyshime. “E di atë që do të bëj, kam marrë një vendim”, kanë qenë fjalët e yllit të Chelseat për “RMC Sport”.
“Nuk më pëlqen ajo që është rreth futbollit. Nëse do të kisha mundësinë të luaja 90 minuta çdo të diel dhe për pjesën tjetër të bëja atë që do të doja, do të ishte maksimumi”, ka thënë belgu.