Hazardi, ‘hero’ i Chelseat

26 dhjetor 2018 | 23:05

Chelsea është rikthyer te fitorja, duke mundur Watfordin në transfertë me rezultatin 2-1.

Hazardi, si zakonisht ishte protagonisti i këtij takimi me dy golat që i japin tre pikë skuadrës londineze.

Belgu hapi takimin me golin në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa Watfordi u kundërpërgjigj me një goditje fantastike të argjentinasit Pereira. Hazard më pas riktheu avantazhin për të tijtë me një goditje nga pika e bardhë.

Tani ekipi i drejtuar nga Mauricio Sarri e shikon veten përsëri në zonën Champions, pasi rivalët e Arsenalit u ndalën në një barazim 1-1 ndaj Brightonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e 18 e Serie A është mbyllur me superndeshjen…