Hazardi: Higuaini do të shënojë shumë gola

05 shkurt 2019 | 10:45

Gonzalo Higuain është transferuar te Chelsea në afatin kalimtar të janarit, kurse në fundjavën që e lamë pas ka shënuar edhe golat e parë për skuadrën blu nga Londra.

Sulmuesi argjentinas ka marrë lëvdata nga mesfushori Eden Hazard.

“Ai është, pa dyshim, një sulmues shumë i fortë. Luan më pak brenda zonës krahasuar me Zhiru, por ka një kontroll të mirë të topit dhe i pëlqen të luajë me një takim. Gonzalo është një futbollist shumë inteligjent dhe brenda zonës është i pabesueshëm. Mendoj se ai do të shënojë me të vërtetë shumë gola”, ka thënë Hazardi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimi i klimës përbën një kërcënim në rritje për akullnajat…