
Hazardi ishte tifoz i Francës
10 korrik 2018
| 17:21
Ylli i Belgjikës, Eden Hazard ka zbuluar se në fëmijëri ka qenë një tifoz i flaktë i Francës. Sonte nga ora 20:00, Belgjika do të luajë në gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Francës.
“Unë dhe vëllezërit e mi kemi qenë tifozë të Francës. Belgjika në ato kohë ka pasur lojtarë të mirë, por rezultatet mungonin, ndërsa te Franca ishte krejt e kundërta, pasi ata u shpallën kampion të Botës në vitin 1998”, ka thënë Hazard.
/Epoka e re/