Hazardi konfirmon pensionimin nga Kombëtarja
13 mars 2023
| 16:40
Eden Hazard nuk do të luajë më për Belgjikën. Sulmuesi madrilen e ka marrë këtë vendim pas Botërorit dhe nuk ka më kthim pas. Nuk ka asnjë mundësi për t’u rikthyer, siç konfirmoi lojtari në një intervistë për radio televizionin belg “RTBF”.
“Nuk mund ta shihja veten duke mos luajtur me Real Madrid dhe më pas të shkoja në kombëtare e të luaja”, tha sulmuesi që përjashtoi një rikthim në stilin e Zidane, Messit apo Zlatan Ibrahimoviq.
“Nuk do të ndodhë me mua, jam 100% i sigurt. Nuk e shoh veten duke e bërë këtë dhe nuk më ka shkuar kurrë nëpër mend. Ata ende luajnë nëpër klube, dhe sigurisht kanë mundësi të jenë në gjendje fizike për ta bërë edhe me kombëtaren, ndërsa unë jo”, është shprehur Hazard.