
Hazardi, lojtar i vitit në Ligën e Evropës
30 gusht 2019
| 16:36
Ylli i ri i Real Madridit, Eden Hazard është shpallur lojtari më i mirë i edicionit të kaluar në Ligën e Evropës.
Ai është transferuar në afatin kalimtar të verës nga Chelszea në Real Madrid, kurse në konkurrencë për këtë çmim e kishte ish-shokun e skuadrës, Oliver Giroud dhe Luka Joviqin.
Hazard nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e hedhjes së shortit për sezonin 2019-2020 të Ligës së Evropës, por falënderoi organizatorët për çmimin nëpërmjet një video.