Hazardi mund të rikthehet në Lille
Real Madrid shpenzoi 115 milionë euro për të transferuar në Spanjë, Eden Hazard, por sulmuesi belg ka zhgënjyer deri më tani. 30-vjeçari ka përfunduar në një lojtar stoli të trajnerit Carlo Ancelotti.
Duke parë situatën, Hazard duket se është gati për një tjetër lëvizje të bujshme. Fjala është për një rikthim në Francë, te skuadra e Lille.
Një ekip më të cilin është aktivizuar për shtatë viti nga 2005 deri në 2012-tën, ndërsa ka fituar edhe një titull kampion si dhe një Kupë. Mundësinë e një rikthimi e ka pranuar edhe vetë presidenti i Lille, Olivier Letang, i cili për “L’Equipe” thekson se nuk është i pamundur një rikthim i Hazard.
“Një rikthim i Hazard? E di që duket sikur është diçka e pamundur të ndodhë, por mua nuk më duket edhe aq e pamundur. Ai është një futbollist i pabesueshëm, por ta i është në kontratë me Real Madrid”, u shpreh Letang.